Lajme

Marigona Geci kandidon për deputete me numrin 33, në ditën e zgjedhjeve feston 33-vjetorin e lindjes

12/11/2024 17:55
nga:Genita C

Marigona Geci, garon për një mandat të ri si deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ajo ka demonstruar vazhdimisht angazhim të palëkundur për zhvillimin e Kosovës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

Me numrin 33, Geci ka vendosur të vazhdojë rrugën e saj në shërbim të interesave të qytetarëve dhe forcimit të institucioneve.