Skena e sportit kosovar mori një lajm të hidhur ditën e sotme me vdekjen e ish boksierit, Xhevdet Peci.
Xhevdet Peci ndërroi jetë sot në moshën 67 vjeçare, shkruan GazetaBlic Sport.
Peci ishte një nga figurat më të mëdha të boksit të Kosovës.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i kanë shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të sportit pas vdekjes së legjendës së boksit të Kosovës, Xhevdet Peci, duke e cilësuar si ikonë të boksit kosovar.
“Ndahet nga jeta Xhevdet Peci, ikonë e boksit kosovar.
Xhevdet Peci, ish boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës nuk është më në mesin tonë. Kosova sot ka humbur një njeri që dha shumë për sportin dhe shoqërinë tonë.
Peci ishte një prej boksierëve më të suksesshëm të vendit. Duke kaluar të gjitha sfidat dhe barrierat e kohës ishte shpallur pesë herë kampion i ish-jugosllavisë me Prishtinën, po ashtu arriti shumë suksese individuale. Ai ishte një prej boksierëve më të dashur nga publiku.
Vendosmëria dhe guximi i tij do të mbesin shembull për të gjithë sportistët e rinj.
Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të sportit.
U prehtë në paqe“,ka shkruar MKRS në Facebook.
Ja postimi:
/GazetaBlic Sport/


