Cult

MKRS shpreh ngushëllime për vdekjen e regjisores, Burbuqe Berisha

10/27/2021 14:21
nga:G C

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë regjisorja, Burbuqe Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, MKRS shpreh ngushëllime për të gjithë familjarët, miqtë dhe kolegët e regjisores.

NJOFTIMI I PLOTË:

Me pikëllim ju njoftojmë se sot në mesditë në Ministrinë e Kulturës papritmas ka ndërruar jetë regjisorja e filmit dhe teatrit Burbuqe Berisha.
Jemi thellësisht të prekur nga kjo ngjarje dhe u shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.
Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar.
Berisha në vitin 2019 mori çmimin kombëtar për kinematografi.
Ajo ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, si producente në Kosova Film, po ashtu ishte drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota”.
Së fundi ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës.

/GAZETABLIC/