Sporti

MKRS ndan mbi 56 mijë euro për pjesëmarrjen e sportistëve në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Pekin 2022’

11/18/2021 15:20
nga:E K

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë fonde për sportistët që do të garojnë në Lojërat Olimpike.

Me qëllim të përgatitjes dhe pjesëmarrjes së sportistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, Komiteti Olimpik i Kosovës, do të përkrahet edhe me një vlerë financiare prej 56 mijë e 815 euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Për këtë u nënshkrua sot aneks memorandumi i bashkëpunimit mes MKRS-së dhe KOK-ut.

Po ashtu, kjo marrëveshje do të shërbejë për përpilimin e Planit Strategjik të Komitetit Olimpik të Kosovës 2021-24.

Mbështetja financiare për KOK-un është prej kategorisë së subvencioneve dhe vjen si përkrahje për organizimin dhe avancimin e sportit në Kosovë dhe pjesëmarrjen e përfaqësimin sa më të mirë të sportistëve tanë në garat ndërkombëtare.

Marrëveshja është nënshkruar nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku, ndërsa të pranishëm ishin edhe zëvendësministrja Daulina Osmani dhe koordinatori i edukimit arsimor në Akademinë Olimpike, Fitim Arifi.