Sporti

MKRS-ja shpërblen boksieren Donjeta Sadiku me 14 mijë euro

05/23/2022 10:51
nga:Lorik J

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka organizuar ceremoninë për dhënien e shpërblimit shtetëror për boksieren Donjeta Sadikun, fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të boksit që u mbajt në Stamboll.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku i dhuroi shpërblimin shtetëror bosksieres Donjeta Sadiku në vlerë prej 14 mijë eurosh dhe trajnerës Mariola Sallauka në vlerë prej 7000 eurosh.

Me këtë rast ministri i MKRS-së Hajrullah Çeku, ka thënë se fitorja e Sadikut është moment historik për Kosovën.

“Na ke bo me u ndje hala ma mirë. Urime në emër të gjithë Qeverisë së Kosovës për këtë sukses të jashtëzakonshëm. Na ke bë shumë më të lumtur. E kemi ditë që suksesi juaj është t’u ardh, por nuk e kemi ditë cili në çfarë momenti. Është një moment shumë historik për vendin tonë edhe për sportin e veçanërisht për boksin. Po na bënë të lumtur që Vajzat e Kosovës na me u mburr në gjithë botën”.

“Faleminderit për punën që e ke bërë për përkushtimin e po të uroj suksese. Neve na ke mbështetje dhe do të mundohemi që me i kry të gjitha detyrat tona që ti me qenë sa më e përgatitur në suksesin e radhës”, tha Çeku.

Kurse, boksierja Donjeta Sadiku ëshët shprehur optimiste se do t’i sjell vendit edhe medalje të tjera. “Po shpresoj që kjo nuk është medalja e vetme, po besoj shumë edhe medalje të tjera”, tha ajo.

Presidenti i KOK-ut Ismet Krasniqi, tha se Donjeta synimet i ka në Paris 2024. “Është dasht me ju falenderu për suportin dhe përkrahjen, pa këtë përkrahje as rezultatet skishim mujt me ardhë. Donjeta synimet i ka në Paris 2024. Donjeta është në fazën më të mirë të mundshme, besoj që do të na bënë krenar edhe në paris 2024”.

“Me jemi shumë të kënaqur me këtë bashkëpunim, me këtë frymë besoj që do të vijnë edhe rezultate të tjera”.