Sporti

MKRS dhe FFK nënshkruajnë memorandum për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’

02/16/2024 18:47
nga:Mergim Rreci

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, nëpërmjet një postimi ka njoftuar se kanë nënshkruar një memorandum së bashku me FFK-në për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri.

“Sot kemi në nënshkruar memorandum me Federatën e Futbollit të Kosovës. Bashkë do të investojmë 1.3 milion euro për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri”, thuhet në postimin e tij, transmeton GazetaBlic Sport.

Punimet do të nisin së shpejti dhe stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare.

/GazetaBlic Sport/