Sporti

Mkhitaryan ra dakord për një kontratë të re, mbetet në Inter

12/25/2023 17:13
nga:Lorik J

Henrikh Mkhitaryan ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Interit për të vazhduar kontratën e tij, zbuloi eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, i cili deklaroi se të dy palët kanë kaluar fazën vendimtare.

Marrëveshja pritet të shpallet zyrtarisht deri në fund të këtij viti, me Mkhitaryan që do të nënshkruajë kontratë deri në qershor 2025 me Nerazzurrët.

Mkhitaryan iu bashkua Interit në vitin 2022 si lojtar i lirë nga Roma.

Futbollisti 34-vjeçar luajti 72 ndeshje për ekipin, në të cilat shënoi 7 gola dhe po aq asistime.

/GazetaBlic Sport