Sporti

Mkhitaryan: Fitorja 1-0 nuk mjafton, Interi duhet të luajë për të fituar në Madrid

02/20/2024 23:17
nga:Lorik J

Henrikh Mkhitaryan paralajmëron Interin se “1-0 nuk vlen shumë” dhe ata duhet të luajnë për të fituar në ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

“Tani ka një lojë tjetër për t’u luajtur, kështu që ndërsa ishte bukur të fitosh, 1-0 nuk vlen shumë”, tha Mkhitaryan për Mediaset Infinity.

“Kemi krijuar shumë raste për të shënuar, por e dinim që ishim përballë një kundërshtari të fortë që mbrohet mirë. Për fat të mirë, ne shënuam një gol dhe tani shkojmë në Madrid me avantazh.”

Ndeshja e kthimit luhe në Wanda Metropolitano më 13 mars.

“Fatkeqësisht, të fitosh 1-0 do të thotë se ne nuk kemi bërë asgjë ende, ne duhet të shkojmë në Madrid dhe të luajmë sikur të jemi ende 0-0, ne duhet të luajmë për të fituar.”

/GazetaBlic Sport