Sporti

Tifozët e Interit nuk e duan mbrojtësin Skiriniar në formacionin e skuadrës së tyre

05/24/2023 16:19
nga:Mergim Rreci

Sezoni i Milan Skriniar te Interi nuk ka përfunduar ende.

Mbrojtësi sllovak vijon rikuperimin dhe me shumë gjasa do të vihet në dispozicion të Simone Inzaghit për dy ndeshjet e fundit të sezonit, atë ndaj Torinos në kampionat dhe atë ndaj Manchester Cityt në finalen e Champions League.

Megjithatë rikuperimi i Skriniar ka ndarë tifozerinë zikaltër, pasi pjesa më e madhe e tyre, nuk ia falin ende faktin që zgjodhi të largohet me parametra zero drejte PSG-së dhe nuk duan ta shohin më në fushë.

Në një sondazh të organizuar në mediat italiane, më shumë se 63% e pjesëmarrësve kanë votuar kundër aktivizimit të Skriniar në këto ndeshje, duke theksuar se ai ‘braktisi’ skuadrën prej muajit shkurt dhe zgjodhi PSG-në.

Natyrisht vendimi i takon Simone Inzaghit, pasi edhe klubi i ka lënë dorë të lirë trajnerit, që me shumë gjasa pritet ta marrë sllovakun në pankinë në të dy ndeshjet, si ndaj Fiorentinës, ashtu edhe ndaj Manchester City-