Lajme

Arrestohet një person pasi sulmoi zyrtarët policor në Skenderaj

10/20/2023 09:20
nga:N K

Në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar pasi që ka kanosur dy zyrtarët policorë pasi i është shqiptuar një tiketë kundërvajtjeje.

Një ngjarje ka ndodhur në Fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt, ku një i dyshuar është arrestuar pasi ka shfaqur sjellje të pakontrollueshme ndaj dy zyrtarëve policorë.

Ngjarja ka ndodhur më datë 19 Tetor 2023, rreth orës 11:25 paradite.

Ky incident sipas raportit të Policisë së Kosovës ndodhi pasi i dyshuari, u kap nga policia për shkelje të rregullave të trafikut.

Gjatë procesit të shqiptimit të një tiketë për kundërvajtjeje, i dyshuari, ka pasur një reagim të papritur ndaj dy zyrtarëve policor.

Pas shqiptimit të tiketës për kundërvajtje, ai është futur në sjellje të pakontrollueshme dhe ka kanosur dy zyrtarët policorë, ku reagimi i menjëhershëm i policisë ka çuar në arrestimin e të dyshuarit.

Ndërsa në fund, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Klinë e Epërme, Skenderaj 19.10.2023 – 11:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas shqiptimit të një tiketë kundërvajtje i ka kanosur dy zyrtarët policorë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.