Lajme

Mjet i dyshimtë te “Rruga B”, ndërpritet qarkullimi në një pjesë të saj

02/17/2024 21:10
nga:Sh R

Policia ka bllokuar qarkullimin në një pjesë të Rrugës “B” në Prishtinë, pasi ka pranuar informatë se aty gjendet një mjet i dyshimtë.

Lajmin për Gazeta Blic, e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha ajo për Gazeta Blic.