Lajme

“Mjeshtërisht e në mënyrë diplomatike!”- Spahiu lavdëron vendimin e Kurtit

03/14/2024 22:54
nga:Sh R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjes së ekzekutivit e mbajtur më 13 mars ka bërë të ditur se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokën rreth Manastirit të Deçanit.

Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun me analistat dhe musafirë në studio sot është diskutuar vendim i Kurtit si dhe takimi me Escobar.

Për këtë vendim komentatori politik Nexhmedin Spahiu ka lavdëruar kryeministrin Kurti, duke thënë se ka bërë një vendim mjeshtërisht dhe në mënyrën diplomatike.

“Ai në këtë aspekt veproj mjeshtërish në mënyrë diplomatike dhe pikërisht në këtë momenti e qiti këtë dhe me këtë fitoj përkrahjen për dinarin”, ka thënë Spahiu.