Lajme

“Mjerana”, Musliu e ashpër me Haxhiun: Nëse Thaçi bëri gabim, çfarë bëre ti për gjyqtarin Lloban në këto 5 vjet?

08/06/2025 15:29
nga:Genita C

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila sot e ka kritikuar ish-presidentin Hashim Thaçi për dekretim të gjyqtarit të Kushtetueses, Radomir Llabanin.

Ai i ka shtruar disa pyetjen për ministren në detyrë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar të dijë veprimet e ministres Haxhiu në raport me gjyqtarin serb.

“Albulena Haxhiu reagoi për të treguar se sa patriotë janë Beretat e VV-së. Në vitin 2018, ato paskan kërkuar shkarkimin ose refuzimin e një gjyqtari serb me një të kaluar të dyshimtë. Shumë mirë. Bravo, Albulena. Por na thuaj, roboti i indoktrinuar, që kur erdhe në pushtet pesë vjet më parë, sa letra i ke dërguar Gjykatës Kushtetuese për të njëjtën çështje? Sa herë ke ndërmarrë veprime kundër një gjyqtari për të cilin ke informacione që përbën kërcënim për rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare? Si e justifikon heshtjen tënde për këtë rast dhe sulmet e organizuara ndaj emrit të Hashim Thaçit? Nëse Hashim Thaçi kishte bërë gabim, çfarë bëre ti për pesë vjet pavarësisht informacionit konkret dhe mbështetjes mbi 50%?”, ka shkruar Musliu.