Lajme

Mjeku nga Gjilani vdes duke luajtur futboll

01/13/2023 20:24
nga:Gazeta Blic

Ka ndërruar jetë në moshën 34 vjeçare stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu. Ai pësoi sulm kardiak derisa ishte duke luajtur futboll në fushën e gjelbër të enjten.

I njëjti vetëm një ditë para vdekjes, e kishte kujtuar përvjetorin e tretë të vdekjes së babit të tij, përmes një postimi në Facebook.

Përveç datave, babë e bir ndajnë edhe historinë e njëjtë të vdekjes.

“Babai i tij dikur ka qenë i bërë operacion prej zemrës”, ka thënë një familjar i të ndjerit.

Dhimbjen për të birin e ndau nëna e Rasimit, bashkë me ata që kishin ardhur për ti dhënë lamtumirën e fundit.

“Ai ka qene fëmijë i mirë, babë i mirë, i kishte të gjitha virtytet që neve na i përcjellshin çdo ditë e na e bënin jetën shumë të begatshme”, ka thënë nëna e tij Rejhane Sefiu.