Lajme

Mjeku i Bidenit: Presidenti i aftë për të kryer me sukses detyrat e tij

11/20/2021 15:02
nga:M K

Presidenti Joe Biden iu nënshtrua intervenimit të tij vjetor shëndetësor të premten në mëngjes, në Qendrën Mjekësore Walter Reed, për herë të parë që kur u inaugurua si presidenti më i vjetër i mandatit të parë në historinë e SHBA-së.

Mjeku i tij Dr. Kevin O’Connor ka thënë se Biden “vazhdon të jetë i aftë për detyrën dhe i zbaton plotësisht të gjitha përgjegjësitë e tij, pa asnjë përjashtim”.

Doktori i presidentit, që vazhdon ta përcjellë gjendjen e tij shëndetësore që kur Bideni ka qenë zëvendëspresident, ka thënë se rrezet X treguan se presidenti ka artrit të shtyllës kurrizore dhe dëmtim, që është normale për moshën e tij.

Mjeku e karakterizoi atë dëm si të moderuar në të rëndë, por tha se nuk ishte aq i rëndë për të çuar në ndonjë trajtim specifik.

Dokumenti të cilin e ka publikuar O’Connor përmban të dhëna të detajuara rreth shëndetit të presidentit, duke përfshirë gjatësinë e Bidenit, peshën e tij dhe presionin e tij të gjakut 120/70. Sipas raportit, Biden nuk pi apo përdor duhan dhe stërvitet pesë herë në javë.

“Presidenti Biden mbetet një mashkull i shëndetshëm, energjik, 78-vjeçar, i cili është i aftë për të kryer me sukses detyrat e presidentit, për të përfshirë ato si Shef Ekzekutiv, Kreu i Shtetit dhe Komandant i Përgjithshëm,” shkroi O’Connor në shkrimin e tij.