Sporti

Mjeku danez: Në një moment Eriksen nuk kishte puls

06/13/2021 08:19
nga:E K

Ishte zëri që të gjithë prisnin, i njeriut që i shkoi në ndihmë Eriksenit në fushë, mjekut të përfaqësueses daneze, Morten Boesen.

Ai tha se në një moment, Christian Eriksen nuk kishte aspak puls.

“Kur hymë në fushë, Eriksen po merrte frymë dhe kishte puls. Më pas, papritur, nuk kishte më puls.

Nisëm ndërhyrjen për ta mbajtur gjallë. Për fat të mirë, edhe Eriksen luftoi me të gjitha forcat për të qëndruar gjallë”.

Ndërsa Joel Pohjanpalo, finlandezi që shënoi golin e fitores për ekipin e tij, pranoi se ndeshje rinisi me kërkesë të vetë Christian Eriksen:

“Ai donte që të vazhdonim, ia tha shokëve të tij. Edhe ne pastaj vendosëm të luanim. Ishte bukur të shikoje tifozët të bashkuar, duke thirrur në kor emrin e tij”.