Mbresa Dina, Mjeke e Përgjithshme, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe do të jetë pjesë e listës sonë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 28 Dhjetorit.
Këtë e bëri të ditur kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook.
Haradinaj shkroi se mbresa është mbesa e heroit të Kosovës Muharrem Dina, Mixha, familje që ka nxjerrë gjithashtu heroin e Kosovës Rifat Dina, Xha Jaho.
Postimi i plotë:
Mbresa Dina, Mjeke e Përgjithshme dhe një përfaqësuese e denjë e gjeneratës së re, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe do të jetë pjesë e listës sonë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 28 Dhjetorit.
Ajo i shtohet listës sonë të përbërë nga të rinj të rritur në familje atdhetare, profesionistë të fushave të ndryshme dhe të përkushtuar për të dhënë kontributin për zhvillimin e vendit. Mbresa është mbesa e heroit të Kosovës Muharrem Dina – Mixha, familje që ka nxjerrë gjithashtu heroin e Kosovës Rifat Dina – Xha Jaho.
E vlerësoj lartë gatishmërinë e saj për t’u rreshtuar krah vizionit tonë politik, duke sjellë energji të re, dije profesionale dhe përkushtim në rrugëtimin tonë drejt fitores.
Të priftë e mbara, Mbresa!


