Lajme

Mjekiqi reagon për herë të parë: Tregon arsyet pse dha dorëheqje nga LDK-ja

03/16/2023 14:55
nga:Genita C

Shqipe Mjekiqi, ka njoftuar se të martën ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo tregoi se mundësinë për të shërbyer në strukturat e larta të LDK-së e ka marrë si besim dhe konfirmim për vullnetin e mirë drejt ndryshimeve thelbësore.

“Fatkeqësisht, hapsira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme ndërkaq, përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kisha. Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses. Vazhdoj të mbetem me gjithë qenien time në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkroi ajo në Facebook.

“Falënderoj nënkryetarët tjerë, anëtarët e Kryesisë si dhe gjithë strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetjen. Poashtu, falënderoj familjen time dhe miqtë e shumtë pa përkrahjen e të cilëve ky rrugëtim, sado i shkurtër, do të ishte i pamundshëm”, shtoi Mjekiqi.