Sporti

Mjekët arrijnë t’i vaksinojnë futbollistët e Spanjës para nisjes së “Euro 2020”

06/11/2021 11:08
nga:E K

Futbollistët e Spanjës do të vaksinohen para nisjes së Euro 2020.

Sergio Busquets dhe Diego Llorente shkaktuan panik pasi rezultuar pozitiv me COVID-19 pak ditë para nisjes së Kampionatit Evropian.

Ani pse Llorente në tri teste me radhë ka rezultuar negativ, Spanja më s’dëshiron t’i lë asgjë rastësisë.

Edhe pse me shumë vonesë, pasi Euro 2020 nis sonte, Spanja ka vendosur të vaksinojë gjithë skuadrën dhe stafin para Kampionatit Evropian.

Tashmë mjekët kanë arritur në vendin ku po qëndron Kombëtarja e Spanjës për t’i vaksinuar të gjithë futbollistët dhe stafin teknik.