Është ndarë nga jeta, ditën e sotme, Behare Brahaj e cila për shumë vjet punoi si mami në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin i trishtë është bërë i ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, teksa nuk ka bërë të ditur shkaqet.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, me pikëllim të thellë pranoi lajmin për vdekjen e Behare Brahaj e cila për shumë vjet punoi si mami në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ngushëllim familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit të shëndetësisë”, shkruhet në njoftim./GazetaBlic/


