Lajme

Mjegull deri në fundjavë, kështu do të jetë moti ditëve të ardhshme

01/04/2023 11:22
nga:N M

Deri në fundjavë moti do të jetë pa ndryshime por me kthjellime.

Kështu së paku sipas Prishtina Weather.

Njoftimi i plotë:

4.01.2023 – Pa ndryshime të mëdha po mbetet moti edhe përgjatë ditëve të ardhshme deri në fundjavë. Do të ketë më shumë kthjellime e diell, derisa ultësirave mjegulla që paraqitet orëve të mëngjesit, mbetet edhe gjatë pasdites. Herë herë mund të ketë edhe vransira kalimtare, por pa mundësi për të reshura.
Nga dita e hënë parashihet ndryshim i situatës sinoptike, me shtim të vransirave e deri në mbrëmje edhe mundësi për të reshura shiu.
Ndotësit ajror mbesin në koncentrime të rritura, shkaku i kushteve të motit të qetë që mbanë ndotësit të bllokuar pranë sipërfaqes. Indeksi do të qëndroj më gjatë në vlera të dobëta e shumë të dobëta, kohëpaskohe vlerat e çastit kalojnë edhe në jashtëzakonisht të dobëta.
5.01 – Kryesisht me diell dhe vransira kalimtare orëve të mbrëmjes. Përgjatë ultësirave mjegull.
6.01 – Në ultësira mjegull orëve të mëngjesit që mbetet edhe gjatë ditës. Në pjesë tjera kryesisht me diell.
7.01 – Mjegull orëve të mëngjesit. Kthjellët e me diell gjatë ditës.
8.01 – Kthjellët e me diell. Orëve të mëngjesit mjegull në ultësira.
9.01 – Shtim i vransirave. Deri në mbrëmje priten edhe reshje lokale shiu.
Temperaturat megjithëse shënojnë një rënie të lehtë, vazhdojnë të jenë mbi vlera mesatare edhe gjatë kësaj periudhe. Minimalet zbresin edhe deri në -2C, e ato maksmiale rriten edhe deri në 8C e 9C.
Qetësitë do të jenë më dominuese deri në fundjavë, e ditën e hënë frynë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 4-9m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies në fundjavë.

Ligji i pagave për sektorin publik, Bajrami: Këto janë arsyet pse Qeveria Kurti po e mban të fshehtë koeficientin