Lajme

Mitrovicë e Veriut: Një gruaje i grabitet çanta me para dhe dokumente personale

01/12/2024 08:49
nga:Sh R

Një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar në polici se derisa ishte duke ecuar, një person i panjohur ia ka grabitur çantën e krahur.

Ajo ka bërë të ditur se në çantë ka pasur para dhe dokumente personale.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se për deri sa ishe duke ecur, një person i pa njohur i kishte grabitur çantën e krahut. Sipas ankueses, në çantë kishte 50€, 4.000 dinar dhe dokumentet personale të saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.