Lajme

Mitrovicë e Veriut: Arrestohen dy persona, sulmuan fizikisht dy persona të tjerë

11/22/2023 09:08
nga:N K

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Mitrovicë të Veriut, pasi të njëjtit kanë fyer e më pas edhe kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj kosovarë.

Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore ku edhe u është ofruar tretmani mjekësor, sipas raportit të policisë.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.