Dy ditë më parë, dy persona në Mitrovicë të Jugut dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një burrë, shkruan GazetaBlic.
Rastin e ka raportuar në polici djali i viktimës.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me mjet të fortë prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë.