Lajme

Mitrovicë: Aksident trafiku, një person i lënduar

04/11/2022 18:34
nga:Donika Fetahu

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Mitrovicë, mes një automjeti dhe motoçiklete.

GazetaBlic ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili konfirmoi se motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore.

“Aksident trafiku me lëndime. Rreth orës 16:00, në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, u shpreh Zahiti.