Lajme

Mitrovicasit ndjekin sirianin me lopatë, ngacmoi gruan e njërit nga banorët

05/15/2021 19:54
nga:Y I

Një refugjat sirian dyshohet ta ketë ngacmuar gruan e njërit prej banorëve tek një lagje pranë Urës së Gjakut në Mitrovicë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i banorëve të lagjes të cilët e rrahën dhe ndoqën me lopatë sirianin, për ta larguar nga lagjja.

Siç thonë dëshmitarët, Policia arrestoi sirianin i cili tashmë ndodhet në stacionin policor.

Sot dhe dje po ashtu pati arrestime të refugjatëve sirianë për vjedhje dhe therje me thikë.