Sporti

Mitrovica ‘pushtohet’ nga basketbolli, i gjithë qyteti në këmbë për KB Trepçën

05/23/2024 17:17
nga:Mergim Rreci

Pas një rrugëtimi të gjatë, edicioni i këtij viti në Superligën e basketbollit përfundon sonte mbrëma (e enjte) në Mitrovicë.

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të ndeshen në sfidën vendimtare, ku kush fiton do të shpallet kampion i Kosovës, transmeton GazetaBlic Sport.

Seria finale është 2:2, që ishte shumë interesante, kurse interesimi për finalen e pestë të “Play-offit”, është i jashtëzakonshëm. ‘Xehetarët’ fituan 77:68 dhe 85:78, derisa therandasit fituan 80:79 dhe 75:71.

Ka pasur një numër të jashtëzakonshëm të kërkesave për bileta nga tifozët e Trepçës, me disa prej tyre që janë paraqitur nga ora 05:00 e mëngjesit.

3 mijë bileta të shitura absolutisht nuk mjaftojnë për mobilizimin e madh që ka i gjithë qyteti i Mitrovicës për këtë ndeshje, andaj do të ketë një organizim të madh edhe në sheshin kryesor të këtij qyteti.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 19:00, kurse ‘GazetaBlic Sport’ do të ju mbajë vazhdimisht të informuar.