Sporti

Mitrovica pa asnjë skuadër në Superligë, Trepça ’89 dhe Trepça tashmë luajnë derbin e qytetit në Ligën e Parë

05/28/2021 20:18
nga:Mergim Rreci

Mitrovica trdicionalisht ka qenë një qytet i shquar për të arriturat në sport.

Skaudra të ndryshme e sportistë kanë korrur suksese të ndryshme në vazhdimësi nga ky qytet, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, nga dita e sotme ky qytet nuk do të ketë asnjë skuadër në Superligën e Kosovës në futboll.

Trepça ’89 e humbi sot statusin e anëtarit në Superligën e Kosovës dhe në edicionin tjetër do të luajë në Ligën e Parë.

Trepça89 ishte klubi i parë në historinë e futbollit kosovar të pas luftës, që mori pjesë në gara evropiane, kurse skuadra tjetër nga ky qytet, KF Trepça ka qenë klubi i parë në ish Jugosllavi që kishte bërë gara në ligën e parë.

Tashmë dy skuadrat do të jenë në nivelin e dytë të futbollit kosovar për nga rëndësia.

/GazetaBlic Sport/