Lajme

Mit’hat Llozhani, i arrestuar në Serbi, arrin në Kosovë

04/29/2026 07:48
nga:G B

Mit’hat Llozhani, i arrestuar në Serbi, është liruar dhe ka arritur në Kosovë mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci, i cili ka publikuar në Facebook foto bashkë me të.

“Fjalën e dhënë e mbaj. Gjithmonë. Sado që ka rrezik e peripeci”, ka shkruar Koci, teksa ka thënë se ky mision ka qenë i rëndë.

Postimi i tij i plotë:

Fjalën e dhënë e mbaj. Gjithmonë. Sado që ka rrezik e peripeci.

Mit’hat Llozhani, i arrestuar në Serbi, sot është liruar dhe posa ka hy në Kosovë.
Ka kaluar nëpër një periudhë jo të lehtë.

Më shumë informata do t’i japim bashkë me Mit’hatin, ditëve në vijim.

———

Ky mision ka qenë i vështirë. I rëndë.
E kreva.

Disa herë kam shku për këtë rast në Beograd.
A kam pasë probleme dhe rrezik? Nuk është me rëndësi.

Me rëndësi është që një qytetar i Kosovës u kthye në shtëpi.

I kultivoj vlerat patriotike dhe kombëtare duke i shërbyer qytetarit të Kosovës.

Edhe po: pa pagesë. Këto punë kryhen për ideal kombëtar.

———

24 orë pa gjumë. 24 orë në punë.
Ora 5 e mëngjesit.