Largimi i parë nga FC Prishtina në merkaton e janarit është ai i sulmuesit, Luis Mota.
Transferimi i Motas tek Prishtina mori vëmendje të madhe, pasi sulmuesi erdhi nga Porto B, me synimin që të bëhet një nga lojtarët kyç të kryeqytetasve, megjithatë kjo nuk ndodhi.
Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Mota tani ka ndarë rrugët me Prishtinën dhe nuk do jetë pjesë e kampionatit kosovar.
Pavarësisht se erdhi me shumë bujë, 21 vjeçari nuk e luajti asnjë minut në ndeshje zyrtare me klubin e Toverlanit, veçse disa duele miqësore parasezonale, në një prej të cilave edhe realizoi gol, atë ndaj Malishevës.
/GazetaBlic Sport

