Showtime

Miss-i trondit me rrëfimin: I dashuri i shoqes më përndoqi për dy vjet

06/06/2022 18:12
nga:G B

Miss Rajnie Kaur Uppal, përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në ‘Miss Univerese” ka shokuar mbarë opinionin me deklaratën e saj të fundit, ku tregoi për përndjekjen “horror” që ka përjetuar nga ish i dashuri i një prej shoqeve të saj.

Në një intervistë për “The Sun”, 25-vjeçarja tregoi se u përndoq për rreth dy vjet nga ish-partneri i një shoqe, nëpërmjet mesazheve ngacmuese, por edhe përndjekjes në rrugë, lokale e madje në shtëpi. Ajo ka treguar se në harkun kohor të 6 muajve, i është dashur të ndërrojë 3 shtëpi, për t’i shpëtuar agresorit.

Kjo gjë e bëri që të largohej nga miqtë e saj dhe të mbyllej në shtëpi për një kohë të gjatë, pa dalë nga jashtë me ditë të tëra.