Cool

Miss gardiania e burgut

06/09/2021 14:33
nga:G C

Një konkurs bukurie në Rusi, ku marrin pjesë vetëm gardianet e burgut, është kritikuar ashpër.

Miss gardiania e burgut 2021 fton të gjitha gardianet e sistemit penitenciar rus që të dërgojnë një video të shkurtër ku mund të tregojnë talentin e tyre ose edhe të promovojnë rajonin ku banojnë.

Gjithashtu, ato dërgojnë foto me uniformë dhe foto me veshje darke, që gjykohen nga një panel jurie, shumica e të cilëve janë meshkuj.

Aktivistja Nastya Krasilnikova e cilësoi konkursin e bukurisë si të “trishtueshëm”, pasi sipas saj, inkurajon njerëzit që t’i shohin pjesëmarrëset si objekte.