Skuadra e Ballkanit ndryshoi trajnerin në këtë sezon, duke ndarë rrugët me Orges Shehin, e ku në vendin e tij erdhi kroati me shumë eksperiencë, Mislav Karoglan.
Trajneri i ri i klubit nga Suhareka, FC Ballkanit, Karoglan, tregoi menjëherë dorën e tij, duke fituar katër ndeshjet e para, dy prej të cilave ishin derbi, shkruan GazetaBlic Sport.
Karoglan fitoi ndaj Dritës si mysafir (2:3) dhe ndaj Prishtinës si vendas (3:1), poashtu e deklasoi Prishtinën e Re (6:1) dhe kaloi tutje në Kupën e Kosovës duke fituar ndaj Rilindjes 1:0.
Që nga ardhja e Karoglan, sulmi i Ballkanit ishte tejet efikas, ku në katër duele, Ballkani ka shënuar 13 gola, e duke pësuar katër gola.
Ballkani u shpall kampion vjeshtor, pasi në gjysmën e sezonit ka grumbulluar 32 pikë.
/GazetaBlic Sport


