Sporti

Mislav Karoglan largohet nga Ballkani

08/26/2026 19:02
nga:Mergim Rreci

FC Ballkani ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Mislav Karoglan, i cili për arsye personale nuk do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës.

Klubi nga Suhareka ka falënderuar Karoglanin për punën dhe kontributin e tij gjatë periudhës së kaluar, duke i uruar suksese, shëndet dhe mbarësi në vazhdim të karrierës.

“Faleminderit, Mislav Karoglan!”, shkroi Ballkani në njoftimin zyrtar, duke e përshëndetur trajnerin kroat dhe duke i uruar suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm.

/GazetaBlic Sport/