Lajme

Misioni i OSBE-së në Kosovë kujton masakrën e Reçakut

01/15/2025 10:14
nga:N K

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka theksuar se përvjetori i masakrës së Reçakut kujton përgjegjësinë kolektive për t’u përballur me të kaluarën në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.

“ Sot shënohet 26 vjetori i masakrës së Reçakut. Ne nderojmë viktimat dhe njohim humbjen e thellë që pësuan familjet e tyre”, thuhet në një postim në Facebook të këtij misioni.