Shkruan: Hisen Berisha
Krijesa politike, e takimit të Brezovices KAN, me padrinon e tyre politik, e filluan rrugëtimin politik me shantazhim, abuzime e refuzim.
Abuzuan me lëvizjen studentore 1997, për të shantazhuar e kundërshtuar Presidentin Rugova, në procesin politik të rezistencës paqësore aktive por, që marioneta surrojane Kurti, as vetë nuk u bë pjesë e lëvizjes ushtarake për çlirim. (deklarata në koment).
Abuzuan bashkë me padrinon e tyre politik, me simbolin e rezistencës kombëtare Adem Demaçin, për ta shantazhuar Hashim Thaçin si Drejtuesin politik të UÇK në njërin krah, dhe Ahmet Krasniqin, si Ministër i Mbrojtjes në krahun tjetër, në procesin politiko-ushtarak të organizimit dhe mobilizimit për luftë.
Abuzuan me disa komandant njësish në teren, duke i emëruar në detyra drejtuese e komanduese, për ta përçarë e sabotua luftën e UÇK, duke krijuar trekëndëshin e përçarjes të adninistruar në prapavij politike nga padrinoja politik i Kurtit.
Abuzuan me këta komandant lokal, për të sabotuar dhe shantazhuar vendimmarrjen në Rambuje, duke kërcënuar në emër të patriotizmit komunist, edhe pse në fakt refuzuan të rreshtohen në radhët e UÇK, në emër të kursit paqësor siç ka deklaruar vet Albini atë botë, ndërsa sot pa fije turpi mbajnë statusin e “veteranit luftëtarë”.
Abuzuan me UÇK dhe kategoritë e dala nga lufta, duke u thirrur në ta, kur ka pasur nevoj me fitua vota. E kur e kapi pushtetin e demonizoi UÇK dhe i poshtron bartësit e luftës, financiarisht, politikisht duke mos i përfshirë as në pagën minimale, as në ligjin e pagave, vetëm që të jetojnë në varfëri sociale të abuzuar e pa dinjitet.
Abuzuan me qytetarët, e pa informuar për të refuzuar Vienën dhe Ahtisarin.
Abuzuan me qytetarët, me propagandë tipike serbofilësh, për ti urryer vlerat e luftës dhe lirisë deri aty sa, bartësit e luftës ti quajnë e trajtojnë si kriminel, edhe vet aktin e pavarësisë e quajtën akt tradhtie.
Abuzuan me qytetarët deri aty sa ti refuzojnë, poshtërojnë, edhe me aktin më të shëmtuar ta djegin flamurin e shtetit të Kosovës.
Abuzuan edhe kundër procesit të ndarjes me kufij, pra ratifikimit të kufijve të Kosovës, me ish Republikat e Jugosllavisë, tani më shtete të pavarura, si ajo me Malin e zi, ajo që ishte kryer me Maqedoninë dhe mbetej vetëm me Serbinë.
Abuzuan me procesin politik, duke e shpallur ditë çlirimi 14 Shkurtin 2021, pra si ditën e çlirimit nga vet çlirimtarët, që tashme po e ndërtonin shtetin duke e bërë institucionalisht funksional.
Abuzuan me procesin politik, duke ofruar “Republikën e tretë” kundër pavarësisë dhe “Alternativen e re” në Planin franko – gjerman, kundër Asociacionit kushtetues, duke përligjur kështu ofertat e Milloshevicit të viteve 1995/96, “më shumë se autonomi dhe më pak se pavarësi” dhe sloganin pan serb “aty ku ka një serb është Serbi”.
Abuzuan me qytetarët në çdo proces zhvillimor si: shkatërrim ekonomik, varfërim social, falimentim politik të shtetit, duke mos u lënë qytetarëve zgjidhje tjetër veç ikjes nga vendi. Sa ishin në opozitë, LVV organizoi eksod, me autobus nëpër Serbi, e tani që janë në pushtet, me krim, korrupsion, krim të organizuar, vjedhje, abuzime, shantazhe, presion në vendet e punës, nepotizëm e kapje të shtetit, varfërim të skajshëm, poshtërim të vlerave sublime të lirisë, zhbërje të shtetit, degradim juridik e kushtetues, degradim të arsimit, degradim të shëndetësis, degradim të bujqësis, degradim të infrastrukturës rrugore, pra me presion shtetërorë po e bën Kosovën vend ku askush nuk dëshiron të jetoj.
Abuzuan dhe i nxiten qytetarët kundër SHBA, si i vetmi aleat yni që na ndihmoj ta bëjmë luftën, ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë, e ta ndërtojmë shtetin dhe ushtrinë, në proces, që po garantojnë me forcë e politikë ekzistencën tonë dhe mbijetesën si shtet në mes të “ujqërve karaptian” mu si Izraeli në mes të “ujqërve aziatik”.
Abuzuan me procesin politik të Washingtonit, për përmbylljen e shtetësisë së Kosovës, duke e refuzuar Marrëveshjen Washingtonit dhe duke e hequr çështjen e Kosovës nga agjenda e diplomacisë amerikane, për ta kthyer në agjendat e diplomacisë evropiane, ku i tërë procesi politik duhet ti përshtatë agjendës se ndikimit e protagonizmit rus në Evropë e Ballkan.
Abuzuan me qytetarët dhe procesin politik, në emër të teorive kurto-surrojane demagogjike kundër interesave të shtetit, duke synuar “reformatimin e dialogut dhe marrëveshjeve të arritura” që soli deri te marrëveshjet antikushtetuese për Kosovën dhe regres kundër interesave të vendit, duke e stërkequr procesin e dialogut. Përmbushi premtimin me teorinë e “republikës së tretë” dhe autonomisë për serbet kolon, me “Alternativen e re” siç edhe kishte premtuar para ardhjes në pushtet.
Abuzuan me procesin dhe tani po përmbushin agjendat e sponsorëve të tyre politik, pra mafies ruse në Ballkan, agjendave të Osman Atalajt një bashkëpunëtor i Osama Bin Laden dhe muxhahedinve të Iranit, përmes të cilëve edhe e realizoj publikimin e qarkores në formë aktpadie, për ta ndalur nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtoni me njohjen e ndërsjellë Kosovë – Serbi.
Po vazhdojnë të abuzojnë me qytetarët dhe procesin politik, duke bërë deklarata kuazi-patriotike kundër marrëveshjeve që vet i arriti në Bruksel me 27 Shkurt dhe në Ohër me 18 Mars.
Pas refuzimit ta implementojnë Marrëveshjen e Washingtonit që e stabilizonte Kosovën të ecën e pavarur përpara, e pa penuar nga Serbia dhe interesat ruse në rajon, mos përfilljes së njohjes nga Izraeli të pavarësisë, që më se miri e kupton peshën e kthimit në “tokën e premtuar”, siç është dhe Dardania Antike për dardanët kosovar sot, refuzimit të bënifiteve që sillte kjo Marrëveshje në aspektin ekomomik, infrastrutkuror dhe zhvillimor strategji përmes gazit izraelito-amerikan nga MCC, marrjes së njohjes nga Greqia e Qipro, pengimit njëherë e përgjithmonë të interferimit rus përmes “GASPROMIT” në Ballkanin Perëndimor dhe ketë pjese të Evropës, i raportoi padronit të Euro-Azisë se po i thotë “MIRUPAFSHIM SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS” por dhe njohjes nga Izraeli.
Për ketë sakrificë, e para e shtetit e fitoj një operacion falas për rregullim të pamjes fizike që e shfaqi “yll” në ceremoninë e inaugurimit të Mbretit Charls të Mbretërisë së Bashkuar. Kurse Kryeministri do ti marrë pesë “DRON LUFTARAK” në momentin që Ne si shtet e marrim vet kontrollin mbi hapësirën tonë ajrore, ngase për momentin e ka Hungaria.
Po vazhdojnë të abuzojnë me qytetarët në Veri të vendit, që atje të ketë krizë permanente, sa herë ju lëkundët pozita e pushtetit, në Beograg e Prishtinë, pra që të mund të qëndrojnë vetë në pushtet dhe ti shtyjnë përpara, aktet e tradhtisë ndaj interesave politike të Kosovës, në shërbim të Serbis dhe Rusis në rajon.
Tani më, kur me marrëveshjet e pa nënshkruara në Bruksel e Ohër, mëqe janë bërë në mes, siç konsideron Presidenti (i tij, pra Albinit) dhe i Serbisë Vuçiq, i cili siç deklaron, endë na konsideron pjesë integrale kushtetuese të Serbis, në ketë cilësi edhe pranoi Kurti të bisedoj, “si përfaqësuese i komunitetit shqiptarë”, protagonistët e tradhtisë ndaj shteti të Kosovës po i thotë “MIRUPAFSHIM BE”.
Kjo, vërtetë ngriti emocione të mëdha instiktive tek trushpërlarët analfabet funksional, ndjekës të kurtizmit alias surroizmit, si filozofi e tradhtisë, por shtrohet pyetja se, kujt do ti thuhet “MIRË SE VJEN”?!
Të gjithë treguesit zhvillimorë gjeopolitik dhe gjeostrategjik po qojnë kah dyshimi i bazuar se kjo qeveri dhe ky lidërship me Albin Kurtin në krye, si marionetë e padrinos së tij politik, kryekëshilltarit për negocim të zhbërjes diplomatike e politike të shtetit të Kosovës, krahas falimentimit ekonomik e zhvillimor z. Surroi, pastaj ekipit të kabinetarëve, me etnogjenezë të lexueshme komuniste, debatikas me edukim jugonostalgjik, po na qojnë kah dyshimi i bazuar se do ti thonë “mirë se vjen” Rusisë. Pra, treguesit zhvillimorë politik dhe veprimet në proces, na thonë se Kosova po rrezikon të mbetët në influencës sllave – ruse.
Kështu që shumë shpejtë, do t’iu duket normale kurtistëve e surroistëve, që ta dëgjojnë liderin e tyre, peng të së kaluarës dhe rrugëtimit të vet politik, të sëmurë nga dëliri i madhështisë dhe pushtetit, duke thënë “MIRË SE ERDHE RUSI /Добро пожаловать Россия”
Këta janë abuzuesit më të mëdhenj që do i mbaj mend historia, e të cilët lideri i tyre suprem Kurti, pjesën dërmuese të tyre, të cilëve ky ua ka shpërlarë trurin, i quan “analfabet funksional”, prandaj edhe ende i besojnë dhe e ndjekin pas.
Ky proces mund të ndalet vetëm në mënyrë tradicionale, siç është ndalur përherë tradhtia, gjatë historisë.