Sporti

Mirlind Daku vendos një rekord të veçantë në Rusi

02/29/2024 16:29
nga:Mergim Rreci

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku është një titullar i padiskutueshëm. Lojtari i lindur në Gjilan ka shënuar 4 gola dhe ka ka dhënë një asist.

Megjithatë, Daku krahas golave jep një kontribut të jashtëzakonshëm në repartin e avancuar. Diçka e tillë konfirmohet nga fakti se Daku është futbollisti me më shumë duele të fituara në kampionatin rus.

26-vjeçari ka arritur të fitojë 136 duele në 16 ndeshjet e zhvilluara, duke qenë rekordmen absolut në këtë drejtim. Daku është një rrezik konstant në zonën kundërshtare për çdo ndeshje.

Sulmuesi do të synojë të arrijë formën më të mirë deri në maj, në mënyrë që të jetë pjesë e listës së Sylvinhos për Kampionatin Europian që do të luhet në Gjermani verën e ardhshme.