Sporti

Mirlind Daku pritet t’i bashkohet kombëtares së Shqipërisë

02/08/2023 17:45
nga:Lorik J

Futbollisti nga Gjilani, Mirlind Daku shumë shpejt do ti bashkohet kombëtarës se Shqipërisë.

Kanal10 mëson se Daku tashmë ka arritur marrëveshje me krerët e FSHF-së dhe është në pritje të pasaportës shqiptare të cilën do ta marrë shumë shpejt.

25-vjeçari kishte qenë pjesë e grupmoshës U21 të Kosovës, ndërsa debutimin me kombëtaren A të “Dardanëve”, Daku e kishte bërë në nëntor të vitit 2020.

Daku është pjesë e ekipit slloven, Mura – ku po ka paraqitje mjaft të mira.