Sporti

Mirlind Daku i lumtur me fitoren: Shqipëri e madhe!

09/08/2024 08:18
nga:Lorik J

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë dje një fitore të jashtëzakonshme në udhëtim, pasi ka triumfuar ndaj Ukrainës me rezultatin 1-2.

Shqipëria e nisi mbarë ciklin e ri të Ligës së Kombeve, duke marrë tre pikët e para, me golat e Ardian Ismajlit dhe Jasir Asanit, shkruan GazetaBlic Sport.

Daku nuk u ftua në këtë grumbullim, por nuk i mungon menjëherë reagimi pas fitores së rëndësishme të kombëtares kuqezi.

“Shqipëri e madhe”, ka shkruar Daku menjëherë pas triumfit në Pragë.

Kujtojmë se Shqipëria të martën luan ndaj Gjeorgjisë në Ligën e Kombeve.

/GazetaBlic Sport/