Lajme

Mirena ironizon me grafitet “Kryeministër Hajvan”: M’u ka ba defekt tu i kqyr hapësirat e mëdha të betonit

02/25/2025 21:05
nga:G B

Gazetari Ilir Mirena ka ironizuar lidhur me përhapjen e grafiteve “Kryeministër Hajvan” në kryeyqtet.

Mirena me ironi ka thënë se është duke shikuar se ku mund të vendosen grafitet e ardhshëm kundër kryeministrit.

Sipas Mirenës, hapësira për këto grafite ka me bëllok.

“Kah po mbjen me u sill me kerr edhe kamb m’u ka ba defekt tuj i kqyr hapesirat e medha te betonit ku kish mujt me u shkru grafiti “Kryeminister Hajvan”…
Shume kish k’so hapesira betoni, kahmos, mbrojtese anesore te rrugeve, tunele, ura, ndertesa t’pakryme…”, thuhet në postimin e Mirenës.