Lajme

Mirena: Flamujtë e shteteve nuk t’i njeh ministria e jonë e jashtme e po t’i njeh Rita Ora

08/27/2023 12:20
nga:Genita C

Analisti Ilir Mirena ka komentuar një video të këngëtares shqiptare, Rita Ora, e cila u pa duke mbajtur flamurin e Serbisë në një koncert në Hungari.

Mirena tha se flamujtë e shteteve nuk i njeh Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e lërë më Rita Ora.

Sipas tij, Rita Ora e Dua Lipa kanë bërë më shumë prezantim e reklamë pozitive për Kosovë se krejt diplomacia kosovare.

“Flamujte e shteteve nuk t’i njehe ministria e jone e jashtme (kujtoni skandalet ne tëitter) e po t’i njeh Rita Ora. Thjesht, ja kane gju ate flamur aty, e as se ka pas iden i kujt mund t’jete. Perndryshe, me shume kane ba Rita Ora e Dua Lipa prezantim dhe reklamim pozitiv te Kosoves se sa krejt diplomacia yne inekzistente…”, ka shkruar ai.