Bayern Munich ka arritur fitoren e radhës ndaj Dynamo Kiev, me bavarezët që triumfuan me rezultat 1 me 2.
Lewandowski dhe Coman shënuan golat e fitores për skuadrën gjermane, kurse golin e nderit për ukrainasit e shënoi Garmash, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, trajneri i skuadrës ukrainase, Mircea Lucescu hodhi akuza të mëdha ndaj gjyqtarit të ndeshjes.
“Kemi një penallti shumë të pastër që nuk u dha në ndeshjen e Bayernit. Në Evropë skuadrat e mëdha shikohen nga arbitrat. Këtë e dija tashmë, por sot u dëshmua qartë”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


