Lajme

Miratohet Projektligji për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj

05/16/2024 15:28
nga:Sh R

Kuvendi i Kosovës, me 65 vota për, ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj.

Kështu siç njofton Ministria e Drejtësisë iu mundësohet qytetarëve të Luginës së Preshevës të bëhen pronarë të paluajtshmerive në Kosovë.

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu ka thënë se me këtë qytetarët e komunitetit shqiptar nga Lugina do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit dhe mund të jenë titullarë të të drejtave pronësore në Kosovë, sipas kushteve të përcaktuara në ligjin bazik, njëjtë sikurse qytetarët e Kosovës, pa pasur nevojë të verifikojnë apo përcaktojnë reciprocitetin me shtetin shtetësinë e të cilin e kanë.

Tutje, Haxhiu ka shtuar se me këtë projektligj do të lehtësohen procedurat për qytetarët nga Lugina (persona fizik dhe juridik), për fitimin e të drejtës pronësore në Kosovë.