Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për Artin dhe Kulturën.
Drejtuesi i kësaj mbledhje, kryeministri Albin Kurti, ka prezantuar këtë projektligj duke thënë se është pjesë e reformës kulturore që ka ndërmarrë qeveria për artin dhe kulturën.
“Meqenëse vendi ynë ka zhvillim të hovshem edhe nga institucionet publike te artit dhe kulturës po edhe nga skena e pavarur kulturore është e rendësishme që infrastruktura ligjore të jetë në lehtësim të kësaj krijimtarie, e jo të ekzistoj për të vështirësuar procesin dhe zhvillimin e punës artistike”, tha Kurti gjatë prezantimit të projektligjit.
Ndërsa ministri i Kulturës Rinis dhe Sportit Hajrullah Çeku tha se projektligji synon t’ju japë frymëmarrje institucioneve të kulturës.
“Projektligji synon t’ju jap frymëmarje institucioneve publike të kulturës me pak burokraci e më shumë hapësirë për program artistik, e kreativitet rrjedhimisht më shumë audiencë e të hyra nga veprimtaria artistike. Projektligji krijon mekanizma për të ngritur në nivel strategjik bashkëpunimin me skenën e pavarur kulturore, jo vetëm më shumë buxhet për organizatat e kulturës dhe artistin e pavarur por edhe programim i fondeve dhe vendimmarrje e përbashkët me ta”, tha ministri./GazetaBlic/


