Lajme

Miratohet në parim ndryshimi i një projektligji të rëndësishëm

04/14/2022 12:29
nga:Q R

Me 64 vota pro, një apstenim dhe asnjë kundër është miratuar në Kuvendin e Kosovës në parim për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura.

Këtë projektligj e kundërshtuan nga opozita të cilët nuk votuan fare.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku në emër të grupit tha se nuk e mbështesin këtë projektligj, Driton Selmanaj nga LDK-ja tha se nuk e përkrahin këtë projektligj pasi nuk është përgjegjësi e ministrit Xhelal Sfeçla për ta prezantuar kë ligj.

Shefi i grupit të AAK-së, Besnik Tahiri i kërkoi qeverisë që ta tërheq nga rendi i ditës pasi mund të rrëzohet në kushtetuese.

Ai tha se mund të jenë ata si AAK që e dërgojnë në Kushtetuese këtë projektligj.