Lajme

Miratohet ligji i ri për shtetësinë në Gjermani, shtetasit e huaj mund të aplikojnë për pasaportë pas 5 vjetësh

01/19/2024 17:05
nga:Sh R

Bundestagu gjerman, ka marrë vendim për miratimin e ligjit që lehtëson marrjen e shtetësisë gjermane dhe e lejon dyshtetësinë e vendeve të tjera.

Sipas ligjit të ri në Gjermani, shtetasit e huaj që jetojnë në Gjermani mund të aplikojnë për nënshtetësinë gjermane pas pesë vitesh qëndrimi.

Ky është një ndryshim i rëndësishëm nga rregullat e mëparshme, ku emigrantët duhet të prisnin tetë vjet për të marrë nënshtetësinë.

Në raste të integrimi të shkëlqyer, të huajt mund të marrin nënshtetësinë edhe pas tre vjetësh. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është se shtetasit e huaj nuk do të duhet të heqin dorë nga pasaporta e tyre origjinale për të marrë nënshtetësinë gjermane.

Po ashtu fëmijët që lindin në Gjermani, marrin nënshtetësinë gjermane automatikisht nëse njërij nga prindërit jeton në Gjermani të paktën pesë vjet.

Ky ligj synon të lehtësojë procesin e marrjes së nënshtetësisë për emigrantët dhe të inkurajojë integrimin e tyre në shoqërinë gjermane.