Lajme

Miratohet koncept-dokumenti për Vettingun

10/13/2021 10:54
nga:M K

Në mbledhjen e sotmë të Qeverisë së Kosovës është miratuar koncept-dokumenti për Vettingun në sistemin e drejtësisë.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, shkruan në profilin e tij në Facebook se konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme dërgohet shumë shpejt për miratim në qeveri.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në mbledhjen e qeverisë kaloi Koncept-Dokumenti për Vettingun në sistemin e drejtësisë.

Krimi dhe kontrabanda në Kosovë po goditet fuqishëm si asnjëherë më parë.

Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme dërgohet shumë shpejt për miratim në qeveri.

Me qeverinë Kurti sundimi i ligjit nuk ka alternativë!