Lajme

Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të Qendrës së Votimit, 66 të tjera u refuzuan

07/10/2025 12:37
nga:G B

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga 28 qershori deri më 9 korrik janë pranuar gjithsej 633 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025.

Nga këto kërkesa, 566 janë aprovuar, ndërsa 66 janë refuzuar për shkak se aplikuesit nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokument identifikimi, siç kërkohet nga rregullorja.