Kryetarja e Kuvendi të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Kuvendi ka miratuar në lexim të parë Buxhetin për vitin 2026 në vlerë prej 4 miliardë eurosh, raporton GazetaBlic.
Sipas saj, ky miratim i hap rrugë shqyrtimit të dytë dhe realizimit të projekteve e shërbimeve që synojnë forcimin e sigurisë dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Haxhiu falënderoi deputetët për kontributin në debat dhe votën e dhënë, duke bërë të ditur se leximi i dytë i buxhetit do të mbahet të premten në orën 11:00.


