Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me votimin e Ligjit pë KPM-në, ligj i cili u votua sot në Kuvend.
I pyetur se a do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese një ligj të tillë, Haliti pati këtë përgjigje.
“Do e diskutojmë në Parti dhe Grupin Parlamentarë. Varet nga vendimi dhe analiza që i bëhet ligjit për KPM-në” tha shkurt Haliti për “Gazeta Blic”.
Pas miratimit të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave kanë ardhur reagime të shumta.
Përveç AGK-së, Zyrës së BE-së në Kosovë, OSBE-së një reagim i ashpër erdhi nga Sekretari i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez.
Ai tha se sot është një ditë e zezë për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë.
“Kosovë: Parlamenti sapo miratoi ligjin për media (Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave) pavarësisht këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe EFJ për të mos bërë kështu. Sot është një ditë e zezë për Lirinë e Medias dhe Demokracinë në Kosovë. Partitë politike opozitare e bojkotuan seancën”, shkroi Gutierrez në “X” raporton Gazeta Blic.
Ndërsa nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, AGK, u tha se “Votimi i sotëm është prej goditjeve më të mëdha që Qeveria e Kosovës dhe Vetëvendosje ka bërë kundër lirisë së medies në Kosovë”
“Votimi i sotëm është prej goditjeve më të mëdha që Qeveria e Kosovës dhe Vetëvendosje ka bërë kundër lirisë së medies në Kosovë, në një përpjekje të nisur qysh prej fillimit të mandatit për disiplinimin dhe kontrollimin e tyre” thuhet në reagimin e AGK-së raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
Miratimi i ligjit për KPM-në, Gutierrez: Ditë e zezë për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë
Miratimi i ligjit për KPM-në, Gutierrez: Ditë e zezë për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë